Live

Deputetja e AAK-së: Ganja, një grua e fortë që guxon

19:27 / 04 Mars 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi i ka dalë në mbrojtje deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu pas ofendimeve e linçimeve që kjo e fundit mori, pasi një përplasje që kishte me kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit të së enjtes.

Bytyqi e ka cilësuar Musliun si një grua të fortë që guxon.

“Ganja, një grua e fortë që guxon.” – ka shkruar ajo.

Pas një diskutimi të deputetes Ganimete Musliu në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, filluan një valë reagimesh kundër saj, përfshirë edhe ofendime e linçime.

Për gjuhën e përdorur ndaj deputetes Musliu, gjatë ditës reagoi edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj). KMDLNj thotë se ky fjalor ndaj deputetes Musliu nuk është se po përdoret për herë të parë dhe, në mungesë të sanksionimit të fyerjeve që kanë edhe përmbajtje dhe porosi raciste, fyerjet vetëm sa po shtohen.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...