Live

Horoskopi për ditën e sotme, 6 mars 2023

08:12 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Dashi
Në punë mund të përballeni me xhelozi. Mos u habisni, sepse në momentet më të suksesshme në karrierën tuaj do të dalë dikush që të përpiqet t’ju shkaktojë pengesa. Në dashuri, jo gjithçka po ju bën të lumtur.

Demi
Sot pritet të merrni disa lajme të mira sa u përket financave. Një investim mund të sjellë të ardhura të mira. Në aspektin profesional, mund të rriteni në detyrë si rezultat i angazhimit tuaj të vazhdueshëm.

Binjakët
Duhet të filloni t’i jepni vetes dashurinë që meritoni. Trajtojeni veten me ushqimin tuaj të preferuar. Nëse nuk e trajtoni veten me dhurata të papritura herë pas here, atëherë kush do e bëjë?

Gaforrja
Kur ka qenë hera e fundit që jeni argëtuar? Mund të tingëllojë si e palogjikshme, por ndonjëherë edhe argëtimi kërkon planifikim serioz dhe të hollësishëm. Kur të gjitha detajet të shpalosen, do të ndiheni të relaksuar në shoqërinë e njerëzve që doni.

Luani
Pa marrë parasysh se çfarë lloj ndjenjash negative keni ndaj një personi tjetër, sot ju do të duhet të falni dhe të harroni, të paktën përkohësisht. Në mënyrë që diçka e rëndësishme të ndodhë, do të duhet të tregoni maturi.

Virgjëresha
Edhe njerëzit shumë të mençur mund të bëjnë gjëra pa kuptim herë pas here. Nëse në një moment do të tregoheni më i çliruar se zakonisht, nuk ka asgjë të keqe. Thjesht do të çliroheni nga energjia negative.

Peshorja
Me pak para shtesë në xhepi, do të keni më shumë pranverë përpara. Paraja është gjithnjë e fuqishme, por tani ajo mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore dhe jetën tuaj shumë më thellësisht se sa mendoni.

Akrepi
Ju e dini se kripërat plotësojnë të ëmblat dhe se gjalpi plotëson çokollatën, por është gjithashtu e vërtetë se trishtimi plotëson lumturinë. Pra, nëse nuk keni përjetuar shumë gëzim kohët e fundit, ngushëllohuni me faktin se kjo periudhë blu do të përfundojë së shpejti.

Shigjetari
A keni parë një nga ato ëndrra në të cilat edhe pse përpiqeni të largoheni me vrap, nuk lëvizni dot as gishtin e vogël? Nuk është e qartë se çfarë e pengon progresin tuaj, por identifikimi i këtyre pengesave do ju ndihmojë që të vini në zbatim taktika të reja.

Bricjapi
Mundohuni të kaloni më shumë kohë argëtuese me miqtë dhe familjen tuaj. Nuk do të jetë e vështirë të gjesh sot dashurinë tënde. Me pak talent do të arrini të zgjoni interesin e një personi.

Ujori
Fjalët tuaja do të kenë më shumë fuqi sesa zakonisht sot prandaj duhet të mendoheni shumë para se të flisni. Luani në mënyrë të sigurt dhe nëse nuk mund të thuash diçka të mirë, mos flisni fare.

Peshqit
Të hysh në veprim sot është me shumë rëndësi. Progresi është gati të arrihet dhe mund ta gjeni veten në qendër të një aktiviteti të fuqishëm. Në sferën e dashurisë, do të merrni lajme të mira.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...