Volodymyr Zelensky ka deklaruar se duhet të ketë një reagim të fortë ndaj Rusisë duke shtuar se bota është e fortë për të mrrë masa dnëshkuese ndaj saj.
Presidenti i Ukrainës ka bërë shpesh thirrje që ushtria e tij të furnizohet me mjete ushtarake pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përballet me forcat ruse.
“Rusia po kthehet në një vend terrorist absolutisht i përgjegjshëm për atë që ka bërë kundër shtetit ukrainas dhe popullit tonë”, u shpreh Zelensky.
Ai më tej shtoi se të gjithë rusët të cilët kanë marrë pjesë në vrasjet dhe agresionin kundër Ukrainës duhet të ndëshkohen.