Live

Në Ditën e Mësuesit, kujtohet deklarata e Kurtit: Po nxjerrin analfabetë funksionalë

11:26 / 07 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deri në momentin e publikimit të këtij artikulli ende nuk e ka uruar Ditën e Mësuesit (7 marsin), pati kritikuar ashpër sistemin arsimor, duke thënë se po mendojnë vetëm për rroga.

Kurti pati thënë se nga sistemi arsimor në Kosovë po dalin “analfabetë funksionalë” dhe të njëjtit po përfundojnë në skema sociale në Kosovë.

“Të krijosh ditë pa punë për mësimdhënësit dhe ditë pa mësim për fëmijët është përgjegjësi tejet e madhe. Nuk është veç politike e shoqërore, është historike, sepse pikërisht duke nxjerrë analfabetë funksionalë e duke menduar veç për paga po përfundojnë njerëzit veç për asistencë sociale”, deklaronte i pari i Qeverisë vjet.


Këto deklarime vinin në një konferencë të zgjatur nga ai, të ftuar pas grevës së mësimdhënësve për rritje të pagave për 100 euro më shumë.

“Kjo reflektohet automatikisht në zhvillim ekonomik mandej. Kur ti nuk nxjerr kuadro të mira arsimore, atëherë prodhon ose njerëz për asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani. Ne duhet ta rregullojmë sistemin arsimor”, deklaronte tutje ai.

“Në një Kosovë ku testet e PISA-s po na i nxjerrin 3/4 e fëmijëve si analfabetë funksionalë, ta shantazhosh, ta kërcënosh qeverinë, me rrënim të shtetit se shkolla është shteti, është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi”, vijonte Kurti.

Madje, Kurti tallej me kryesindikalistin e arsimit, Rrahman Jasharaj, duke ia keqpërdorur kërkesën e tij për 100 euro përpara mediave.

“Kërkesa kaq partikulare as nuk mund të maskohet e as të zbulohet me shprehje vëlla. Ndihmon vëlla, na ndihmo dalim prej krize si vëlla, ami 100 euro”, tallej Kurti.

Kryesindikalisti Jasharaj në Ditën e Mësuesit deklaroi për Radio Kosovën se asnjë punëtor i arsimit nuk është i kënaqur me koeficientin e pagës.

“Pakënaqësi ka, nuk jemi të lumtur me vlerën e koeficientit, jemi deri diku të lumtur me koeficientet si të tillë, sepse e kanë vënë arsimin në një pozitë me të mirë. Kemi vlerësuar se më mirë është ta kemi një ligj që për momentin sjell një ngritje modeste, se sa të ndodhë si herët e kaluara që ligji të kthehet në pikën zero e pastaj të kemi angazhime e përplasje për të pasur një ligj të ri”, deklaroi Jasharaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...