Live

Konjufca uron 8 Marsin: Kërkoj që secili prej nesh të punojmë që të arrihet sa më shpejt barazia gjinore

12:46 / 08 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave, në fillim të seancës së sotme plenare.

Konjufca tha se uron që barazia gjinore të arrihet sa më shpejt.

“Të gjitha grave e vajzave po jua urojmë 8 Marsin, Ky urim nuk është për gjendjen, por për përpjekjet e vazhdueshme për një barazi gjinore, që në të gjithë botën është larg të arrihet, si ideale, si barazi që e synojmë. Kërkojmë që secili prej nesh të punojmë që kjo të arrihet më shpejt”, ka thënë Konjufca.

Ai tha shpreson që të mos jetë e vërtetë ajo që tha sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara që duhen treqind vjet të arrihet kjo barazi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...