Qualcomm organizon një ngjarje për 17 mars.
Kompania amerikane pritet të prezantojë një çip të ri nga seria Snapdragon 7, me gjasë Gen 2, pasi varianti Gen 1 mbërriti në pranverën e 2022.
Emri i platformës së re nuk është konfirmuar dhe disa thashetheme sugjerojnë se ajo do të quhet “Snapdragon 7+ Gen 1”.
Por një vit më vonë pas prezantimit të Gen 1, ka më shumë gjasa që ajo të quhet “Snapdragon 7 Gen 2”, emër i cili në fakt përputhet me skemën e emërtimit të kompanisë, pasi çipi i ardhshëm pritet të quhet “Snapdragon 8”.
Ka pak informacione për këtë çip të ri, por sipas një listimi të zbuluar në Geekbench, çipi Snapdragon SM7475 ka një bërthamë Cortex-X2 me frekuencë 2.92 GHz, tre njësi Cortex-A710 me 2.5 GHz dhe katër 1.8 GHz Cortesx51, raporton GSM Arena.
Ndërsa thuhet se GPU-ja do të jetë Adreno 725 me shpejtësi 580Hz.
Nëse të gjitha informacionet janë të sakta, kjo do të jetë hera e parë që Snapdragon përdor Cortex-X2 në një çip të gamës së shkallës së mesme.
Platforma thuhet se është ndërtuar nga TSMC në teknologjinë e procesit 4nm.