Live

Haradinaj kujton protestat e ’81-s: Guximi i studentëve mposhti frikën

12:30 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar protestat e studentëve të vitit 1981.

Në 42-vjetorn e kësaj ngjarje historike, ai ka bërë me dije se ato protesta të studentëve mposhten friken dhe i dhënë drejtim kauzës për liri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga ajo kohë nuk ka rreshtuar asnjëherë kauza për liri.

“42 vjet më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës me guximin dhe vizionin e tyre mposhtën frikën dhe i dhanë drejtim kauzës sonë për liri. 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të pasonte në kryengritje gjithë popullore. Që nga ajo kohë e deri më 1999 nuk rreshti asnjëherë rezistenca për liri dhe pavarësi të Kosovës, prej asaj paqësore deri tek ajo e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...