Live

“Ekziston mundësia që Kurti ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”

17:01 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në rast të presionit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kështu ka deklaruar Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, për mediat serbe.

“Ka mundësi që Kurti ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Kurti erdhi në pushtet duke kundërshtuar Asociacionin, duke e luftuar dhe nuk mori kaq vota në Kuvend për të zbatuar formimin e atij komuniteti”, deklaroi Sheholli.

Sheholli është shprehur optimist për nënshkrimin e marrëveshjes evropiane në Ohër, ku pritet të mbahet takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Kryeministri Kurti në vazhdimësi Asociacionin e ka quajtur si “mono-etnik”, përkundër presionit të madh drejt tij nga faktori ndërkombëtar që të themelohet ajo që dikur VV-ja në opozitë e quante “Zajednicë”.

Lajçak në vizitën e tij dy-ditore në Kosovë ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë ndryshim në atë çfarë është zotuar në Bruksel nga pala kosovare dhe ajo serbe.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...