Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të qëndrojë sot në Kosovë për vizitë zyrtare.
Sipas agjendës, kryediplomati grek do të ketë takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe pastaj me kryeministrin, Albin Kurti.
Takimi me Osmanin do të fillojë në ora 11:00.
Gjithashtu, kryediplomati grek do të takohet me kryediplomatën kosovare, Donika Gërvalla.
Në njoftimin e MPJ-së grek bëhet e ditur se tema e dialogut është kryesore.
“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke