Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq në 20-vjetorin e vrasjes së tij.
Kurti ka folur me shumë dhembshuri për kryeministrin e vrarë serb, duke thënë se ai ishte i ndikuar nga Shkolla e Frankfurtit dhe filmi më i dashur i tij ishte Andrei Rublev i Andrei Tarkovskyt.
Sipas kryeministrit të Kosovës, urdhërdhënësit e vrasjes së Gjingjiqit “nuk u zbuluan kurrë” duke ngritur pretendimin se ata megjithatë dihet se kush janë.
Ndërkohë, për dy prej të dënuarve për vrasjen, ai thotë se ishin edhe “kriminelë lufte në Kosovë, organizatorë e ekzekutorë masakrash mbi shqiptarët,” e po ashtu ai thotë se për këta dy thuhet se ishin pjesëmarrës në shtet-rrëthimin e Jasharëve në Prekaz.
“Në dy shekuj ekzistencë, Serbia i kishte dy vjet demokraci. Me qeverisjen e Zoran Gjingjiqit, mbështetja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian pat mbërrirë në ¾ e popullësisë së Serbisë, kurse tani ajo ka rënë te 1/3.” – u shpreh z. Kurti në postimin e tij në Facebook.
Statusi i plotë: