Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në takim është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku Abdixhiku ka shprehur qëndrimin e LDK-së se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në këtë proces.
Kreu i LDK-së tha se asnjë marrëveshje tjetër përveç njohjes reciproke nuk e garanton normalizimin e raporteve mes dyja vendeve.
“Themelet e bashkëpunimit tonë janë historike dhe mbi to do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët”, tha Abdixhiku.