Live

Hëngrën karamele me marijuanë, 8 fëmijë përfundojnë në spital

19:35 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Tetë fëmijë mësohet se janë transportuar në spitalin rajonal në Sun Valley, pasi kishin gëlltitur disa karamele të injektuara me marijuanë.

Ngjarja e rëndë sipas raportimeve nga mediat e huaja, mësohet se ka ndodhur në ambientet e shkollës, ku fëmijët kanë përtypur karamelet që përmbanin lëndë narkotike.

Incidenti u raportua në zonën e quajtur Bakman Avenue, ku fëmijët ishin djemtë dhe vajzat janë nga 12 deri në 16 vjeç.

Sipas një studimi të janarit, numri i fëmijëve amerikanë, veçanërisht të vegjëlve, të cilët u sëmurën aksidentalisht nga ushqimet me marijuanë u rrit nga rreth 200 në 2017 në më shumë se 3,000 në 2021.

Nga rastet e raportuara, gati 25% e atyre fëmijëve janë shtruar për trajtim në spital.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...