Reagime të shumta nga pushtetarët, opozita, analistë e shoqëri civile ka pasur për marrëveshjen e djeshme të arritur në Ohër në mes të Kosovës e Serbisë, për zbatimin e planit evropian.
Përgëzime për këtë marrëveshje pati nga SHBA-të, Gjermania, Sllovakia.
Por, deri më tani nuk ka pasur asnjë deklarim nga e para e vendit, Vjosa Osmani.
Ndonëse kanë kaluar gati 24 orë nga takimi i djeshëm Kurti- Vuçiq, Osmani ende nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Gazeta Blic ka pyetur presidencën lidhur me këtë çështje, por që nuk ka pasur përgjigje.
Ata kanë thënë se do të ketë deklarim gjatë ditës nga ana e presidentes, por që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Arsyet e mos deklarimit të presidentes Osmani lidhur me këtë çështje nuk dihen.