Live

Sherifi: E humba bastin me Fatmir Limajn, Kurti e pranoi Zajednicën

21:35 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-deputeti, Bilall Sherifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka humbur bastin me Fatmir Limajn për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Limaj është kryetar i Nismës, ndërsa Sherifi është zyrtar i lartë i po kësaj partie.

Ai tha se kishin vënë bast me të për faktin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta pranonte formimin e Asociacionit në Ohër më 18 mars.

Kurti dhe Vuçiq u takuan në Ohër më 18 mars për të diskutuar për zbatimin e Planit Evropian, ku pas takimit u tha se është arritur një marrëveshje për të krijuar një model të vetmenaxhimit për serbët në Kosovë.

Sherifi thotë se kjo bëri që ai të humbiste bastin pasi kishte besim se Kurti nuk do ta pranonte krijimin e Asociacionit dhe do të mbante premtimin.

“Limaj vazhdimisht ka thënë se ky e pranon. Unë thosha se jo, sepse besoja se ky ishte kufiri”

“E humba bastin me Fatmir Limajn, Kurti e pranoi Zajednicën”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...