Live

Presidenca për një deklaratë të Vuçiqit: Po e shkel Marrëveshjen e Ohrit

21:35 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenca e Kosovës i ka reaguar Aleksander Vuçiqit, të parit të shtetit serb, pasi ky tha se Serbia nuk pajtohet në asnjë formë me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela tha se Vuçiq po e thyen marrëveshjen dhe zotimet e tij në Ohër.

Sipas tij, kjo shkelje e Vuçiq duhet të dënohet.

“Edhe pse Vuçiq u zotua të zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën, përfshirë anëtarësimin në ndonjë organ ndërkombëtar (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë Kosovën dhe anëtarësimin e saj në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që do të penalizohet!”, thotë Vela.

Vuçiq ndryshe tha sot se nuk pranon njohje të Kosovës në asnjë kuadër të ndonjë marrëveshjeje dhe në asnjë formë nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...