Live

Hasani: Kurti e la të hapur mundësinë që statusi i Kosovës të rinegociohet në të ardhmen me Serbinë

21:57 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani duke folur për marrëveshjen e Ohrit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se kryeministri kosovar me këtë marrëveshje e ka lënë mundësinë që statusi i Kosovës të rinegociohet në të ardhmen.

“E para: e ka lënë çështjen e statusit potencialisht në bisedë në të ardhmen mu rihap e mu diskutu me shtetin serb. E dyta i ka dhënë vulë në nivel të BE-së se ka marrë detyrim për t’i legalizuar këtë edhe të gjitha marrëveshjet e tjera që nuk janë zbatuar ose janë zbatuar gabim. E treta bëhet fjalë për autonomi territoriale.”, tha Hasani.

Hasani ka thënë se marrëveshja mes kryeministrit kosovar, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka lëvizur shtyllat e shtetësisë së Kosovës.

Hasani në emisionin ‘Pressing” në T7 tha se kjo e bën që Kosova përfundimisht është futur në një proces që do ta bëjë të prekshme kushtetutën materiale që ka nis të krijohet në mënyrë graduale gjatë procesit të dialogut.

“Është marrëveshje bazë që rregullon materien tërësisht kushtetuese dhe definon origjinën, organizmin dhe funksionimin e autoritetit publik sa i përket komunitetit lokalë serb, dhe raportin e këtij autoriteti publik me këta qytetarë serbë, që janë shtetas të Kosovës.

Bëhet fjalë për materie, apo marrëdhënie shoqërore të autoritetit publik të cilat në pjesën ndërrmuese mbi 90 për qind i takojnë kushtetutës. Kjo rrethanë, e bën që Kosova përfundimisht është fut në një proces që do ta bëj të prekshme kushtetutën materiale që ka nis të krijohet në mënyrë graduale gjatë procesit të dialogut edhe më herët, por tash e bën të prekshme, pasi i ka lëvizë shtyllat bazike të shtetësisë së Kosovës”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...