Sot ka diplomuar në FBI- Akademia Kombëtare e Byrosë Federale të Hetimeve, kapiten Salihu.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka thënë se sukseset e Kapitenit Salihu dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve.
Po ashtu, Haradinaj i ka falënderuar ShBA-të për ndihmën në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë.
“Radhës së udhëheqësve të Policisë së Kosovës të cilët kanë diplomuar në FBI – Akademia Kombëtare e Byrosë Federale të Hetimeve, sot iu shtua edhe Kapiteni Salihu.
Sukseset e Kapitenit Salihu dhe udhëheqësve të tjerë të Policisë së Kosovës na bëjnë krenarë të gjithëve!
Orientimi ynë drejt integrimeve euro-atlantike lehtësohet nga kuadro mirë të përgatitur, krejt kjo falë ndihmës së aleatëve tanë e ShBA-së në veçanti. Urime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.