Live

Kurti: Marrëveshja e Ohrit nuk është e shkëlqyeshme, por nuk e cenon të ardhmen e Kosovës

20:37 / 29 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga moderatori i “Debat Plus”, të mos kërkoj nga ai të flas deklaratat e vitit 2010.

Kurti e kishte fjalën për deklaratat kur thoshte se nuk duhet që Kosova të shkojë në dialog me Serbinë, pa kërkuar falje.

Tutje ai e quajti obsesion kërkesën për të folur për të kaluarën.

Kurti, tha se marrëveshja e Ohrit nuk është e shkëlqyeshme, por nuk e cenon të ardhmen e Kosovës.

“Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo që është e vlefshme nuk na e cenon fare mundësinë për të ecur përpara. Marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem, tavanin e ulët dhe nuk ngriheshim dot. Mos kërkoni prej meje të flas për veten time të vitit 2010. Flasim edhe për 2005, por cili është kuptimi, çfarë është ky obsesion”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...