Live

Banorët shkëmbejnë mesazhe motivuese për njëri-tjetrin

23:07 / 30 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ideja që hodhi Dea, që të gjithë banorët të komplimentonin dhe të thonin fjalë pozitive për njëri-tjetrin, u zbatua nga të gjithë.

Këtë “nismë” që mori Dea, e nisi vetë fillimisht duke komplimentuar Fotininë e më pas të gjithë banorët me radhë.

Pas saj, të njëjtën gjë bënë të gjithë banorët e tjerë, si “strategji” kjo, për tu afruar më shumë me njëri-tjetrin, por edhe për të krijuar një atmosferë sa më të ngrohtë në shtëpi.

Plani i Deas, sipas saj, erdhi si shtysë e komenteve të moderatores dhe opinionistëve, të cilët këshilluan banorët të tregohen më të dashur me njëri-tjetrin dhe të shmangnin gjuhën e urrejtjes.

Ndiqni videon e plotë për të parë se si banorët komplimentojnë njëri-tjetrin.

Shpërndaje në

U Kopjua