Live

Del në ankand makina e drejtuar nga Paul Walker në filmin ‘Fast and Furious’

23:20 / 30 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një nga makinat më të fashme moderne e përdorur në filmin ‘Fast and Furious’ e drejtuar nga aktori i ndjerë Paul Walker do të shitet miliarda dollarë në ankand.

Kompania “Bonhams” do të mbajë një ankand online nga data 28 prill deri më 5 maj për të shitur makinën ‘Nissan Skyline R34GT-R të vitit 2000.

Paul Walker, i cili vdiq në vitin 2013 në një aksident me makinë, është më i njohur për rolin e tij si Brian O’Connor në serinë e filmave. Ai drejtoi makinën në “Fast and Furious”, filmi i katërt në seri i cili u publikua në 2009

Walker ishte shumë i përfshirë në konvertimin e R34 GT-R dhe ishte adhurues i makinave të shpejta.

Makina GT-R u shfaq në Los Angeles tek filmi ”Fast and Furious” duke e përdorur atë në një garë rrugore.

Skenat e aksionit, duke përfshirë shpërthimin e makinës, u kryen nga gjashtë kopje të Skyline, katër prej të cilave ishin modele GT-T me rrota të pasme jo turbo.

Kujtojmë që aktori ndërroi jetë teksa ngiste makinën me një shpejtësi tejet të madhe, duke e kujtuar edhe njëherë shprehjen që la ai: “Nëse kam vdekur nga shpejtësia e madhe mos qani por qeshni, sepse në ato momente unë kam qenë i lumtur”!

Shpërndaje në

U Kopjua