Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Gjilan, Nazim Gagica, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili së fundmi ka deklaruar se punimet në autostradën Gjilan-Prishtinë nuk do të përfundojnë këtë vit, por, siç u shpreh ai, ‘mbase vitin e ardhshëm’.
Gagica tha se tema e autostradës së Gjilanit tanimë do të duhej të ishte e mbyllur.
“Kjo autostradë do të duhet të ishte temë e mbyllur jo para disa muajve, por tanimë para disa viteve. Qeveria Kurti ka dhënë afate se kur Gjilani do të bëhet përfundimisht me Autostradë, por si duket kjo ka qenë veç një përpjekje e lodht për me i mbajtë afër votuesit. Pra, kur Autostrada nuk bëhet as këtë vit mbase as vitin tjetër deri në Gjilan, përkatësisht në Bresalc, paramendojeni se kur do të bëhet nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë”, ka shkruar Gagica në Facebook.
“Kjo autostradë do të duhet të ishte temë e mbyllur jo para disa muajve, por tanimë para disa viteve. Qeveria Kurti ka dhënë afate se kur Gjilani do të bëhet përfundimisht me Autostradë, por si duket kjo ka qenë veç një përpjekje e lodht për me i mbajtë afër votuesit. Kjo është papërgjegjësi totale e institucioneve nacionale, dhe po ashtu paaftësi dhe mungesë guximi e institucioneve lokale për më shumë presion qeverisë”, shtoi Gagica.
“Edhe sa jetë duhet duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që Qerveria ta marrë seriozisht Gjilanin dhe Anamoravën?”, përfundoi ai.