Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje për takimin e sotëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka theksuar se është duke pritur në takim kryenegociatorët, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes në arritur në Ohër
“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar ai.
Pas takimeve bilaterale, pritet edhe takimi trilateral.