Shkruan: Besa Ismaili (ish-deputete e PDK-së)
Si konstitucionaliste, pavarësisht sa garanton kushtetuta e republikës sonë, jam poashtu e vetëdijshme që zotimi dhe angazhimi i kombit për lirinë e shprehjes, testohet vazhdimisht.
Shoqëria e Kosovës, e rreshtuar në krahun e medieve, po i kalon testimet me sukses. Dhe ky fakt është shpresëdhënës.
Qeveria ka rënë në provim.
Të gjitha përpjekjet e saj për shtypje, padrejtësi dhe anarki janë të destinuara për dështim.
Ajo që me vendimet dhe masat e saj përdhosi kushtetutën dhe tëkurri sovranitetin, sot shtiret gjoja se po e mbron atë përmes një udhëzimi administrativ, i cili poashtu është kundër kushtetues.