Live

Lutem të mos dalin parashikimet që i kam!

19:19 / 07 Gusht 2023

Nga Kosova Live

Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se druan se konflikti përbrenda nesh, i modelit të 1997-s të Shqipërisë, po na troket në derë.

“Fanatizmi dhe urrejtja janë kudo që rrimë, diskutojmë e debatojmë, imagjononi deri në ato përmasa sa që helmi ka depërtuar edhe midis vëllezërve, kusherinjve etj, etj! Përse? Për atë se kush politikani me heroik kosovar”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai ka theksuar se terreni është i gatshëm, jo me u përballë me Serbinë, por midis vet shqiptarëve.

“Ku jeni profesorë, akademikë që keni humbur diku në vrima minjsh?! Kujt i shkon përshtati kjo, vlerësojeni vet!”, ka shkruar Berisha, të cilin postim e ka emërtuar me titullin: “Lutem të mos dalin parashikimet që i kam!”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...