Ish shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se, pret nga lidershipi aktual i PDK-së, me në krye Memli Krasniqin, që ta’ aktivizojë kontigjentin e e paangazhuar aktivisht në politikë, përfshirë edhe atë, në mënyrë që të fuqziohet PDK-ja.
“Kjo Qeveri duhet të largohet sa më shpejt, vendi do të frymojë më shlirë, përfshirë edhe raportet me aleatët”, pohoi Grabovci.
“Jam aty ku kam qenë, një familje të dytë e kam, një familje biologjike e kam, familja tjetër është PDK. Potenciali i PDK-së është aty, kryetari aktual i PDK-së e ka një shans që ta’ mobilizojë potencialin e fjetur të partisë, që përfaqësojnë vlerat e të gjitha periudhave më të vështira”, tha Grabovci duke kërkuar nga kreu i PDK-së, që ta marrë parasysh këtë sugjerim në mënyrë që sipas Grabovcit të përmbyllet misioni për Kosovën.
“Memli Krasniqit i është dhansi, le ta shfrytëzojë në interes të PDK-së, sepse PDK ka nevojë për personalitete që kanë kredibilitet. Për PDK kanë nevojë proceset që po kalon Kosova. Të gjitha vendimet e rendësishme historike identifikohen me lidershipin e PDK-së. Fitorja jonë ishte më tepër politike se sa ushtarake gjatë luftës, ne e dinim që nuk do ta mundim Serbinë, por kishim lidership të guximshëm”, theksoi Gabovci.
“A ka të drejtë Adem Grabovci ta ndërtojë të ardhmen duke u bazuar në atë se kush ishim e çfarë bëmë dje e sot. JO”, pohoi ai./kosovalive.net
Pjesë e intervistës për temën konkrete!