Portali Kosova.Live ka realizuar sondazhin online për zgjedhjet elektorale që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.
Të dhënat tregojnë se votuesit online kanë zgjedhur Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) me lidertin e saj Kadri Veselin, me 34.8 për qind si subjekti më i votuar.
Renditja vazhdon, me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e cila ka dalë në vendin e dytë me 29.9 për qind. Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në këtë sondazh ka arritur të renditet e treta me 18.10 për qind, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 12.5 për qind duke lën mbrapa Nisma Socialdemokratike me 4.7 për qind.