Kuvendi i Kosovës diskuton për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me keqpërdorimet e mundshme me rezervat shtetërore.
Teksa ka prezantuar ekspozenë e themelimit të Komisionit Hetimor parlamentar për rezervat shtetërore, deputeti i LDK-së Arben Gashi, duket se u përcoll me zhurmë nga pjesë e kabinetit qeveritar që ndodhej ulur prapa tij.
‘Boll u çaraveshët qaty se jemi tuj folë për çështje me rëndësi”, iu tha deputeti Gashi atyre që po e pengonin prapa tij.
‘Hetim parlamentar për keqpërdorimin dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore. Duke pasur parasysh indiciet përtej dyshimit të bazuar për abuzime të mundshme me procesin e furnizimit me rezerva shtetërore, e konsiderojmë të nevojshme të bëhet hetim i thellë parlamentar’, tha Gashi veç tjerash përcjell Periskopi.