Live

“Militant”, Halimi ia rikujton Ministrit Murati: Motra e deputetes së partisë suaj ka bllokuar projektin më të madh në vend, atë të Rrugës ‘A

09:50 / 07 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësja politike e LDK’së, Sibel Halimi, ka reaguar ndaj Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, i cili ka thënë se për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes ndërkombëtare nga opozita, është bllokuar projekti që ka të bëjë me financimin në vlerë prej 80 milionë euro për Termokosin.

Halimi e ka quajtur Muratin “militant’ i cili po gjen rastin ta kritikojë LDK-në me akuza të stisura e të pakuptimta.

Tutje ajo ia ka përmed se motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje e ka bllokuar ndërtimin e projektit të rrugës A.

“Motra e deputetes së partisë së tij, ndërkohë, e ka bllokuar ndërtimin e projektit më të madh aktual në vend, atë të Rrugës ‘A’. Komuna e Prishtinës – e penguar dhe e bllokuar në çdo hap prej Qeverisë – vetëm këtë vit ka arritur t’i kyç mbi 40 mijë banorë të Kryeqytetit në rrjetin e ngrohjes së Termokosit”.

Postimi i saj i plotë:

Ministri i Financave, i cili tash e sa muaj e ka bllokuar projektin më të madh në historinë e Prishtinës, atë të ‘Unazës së Mesme’; i veshur me kostumin e militantit, ka gjetur rastin të kritikojë LDK-në dhe Kryetarin Abdixhiku me akuza të stisura, e me ndërlidhje të pakuptimta.

Motra e deputetes së partisë së tij, ndërkohë, e ka bllokuar ndërtimin e projektit më të madh aktual në vend, atë të Rrugës ‘A’. Komuna e Prishtinës – e penguar dhe e bllokuar në çdo hap prej Qeverisë – vetëm këtë vit ka arritur t’i kyç mbi 40 mijë banorë të Kryeqytetit në rrjetin e ngrohjes së Termokosit.

LDK i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, për hir të qytetarëve, përkundër destruktivitetit dhe bllokadave të popullistëve, që punë s’bëjnë dhe punë të bëhet s’lënë!

Shpërndaje në

U Kopjua