Me rënien e temperaturave nisin edhe prishtjet e energjisë elektrike. Lagjja “Bregu i Diellit” në Prishtinë, që nga ora 6:00 e mëngjesit është pa energji. Aktualisht banorët e kësaj lagjeje janë pa energji. Po ashtu edhe një nga shkollat më të mëdha në kryeqytet “Ismai Qemaili”, është pa energji.
Lulzim Krasniqi, zëdhënës i KEDS-it, tha për Indeksonline-n se për shkak të prishjes një kablloje nëntokësore në “Breg të Diellit”, e cila ka ndodhur para rreth tri orësh, 2,700 konsumatorë tanë kanë ngelur pa energji elektrike.
“Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndrequr defektin në rrjet dhe, falë punës së tyre, pjesa më e madhe e defektit tashmë është rregulluar dhe tash për tash kemi vetëm vetëm 44 konsumatorë pa energji elektrike.
Megjithatë, ekipet ndodhen akoma aty dhe po punohet në një transformator për të kthyer në normalitet sa më parë gjendjen me furnizim me energji elektrike për këta konsumatorë.
KEDS-i kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve tanë për raste të ngjashme si ky dhe mbetet i përkushtuar që t’u sigurojë të gjithë konsumatorëve furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike”, tha Krasniqi.