Ndihmës-sekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien nga 9 nëntori deri me 14 nëntor 2023 do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Paris dhe Bruksel.
O’Brien do të merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit bëhet e ditur se në kuadër të takimeve me liderë evropianë, O’Brien do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Në Paris, ai do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris dhe do të takohet me drejtorin politik francez Frederic Mondoloni dhe zyrtarë të tjerë francezë për të diskutuar sfidat rajonale dhe globale.
Ndihmës Sekretari O’Brien do të takohet gjithashtu me liderët evropianë, duke përfshirë kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryeministrin armen Pashinyan, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentin malazez Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe”, thuhet në njoftimin Departamentit të Shtetit.