Live

Gjendje emergjente me bërllok në kryeqytet, Bekim Brestovci jep premtimin e madh: Brenda këtij viti nuk do ta shihni këtë shëmti

20:07 / 10 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

Bekim Brestovci, një afarist i njohur, i cili deri më tash ka mbajt pozitën e këshilltarit të kryetarit Përparim Rama, me vendim të këtij të fundit do ta udhëheq drejtorinë e Shërbimeve Publike, një dikaster ky, të cilën e drejtonte Ilirik Musliu nga PDK, i shkakruar tashmë nga kryetari Rama.

Brestovci tha se tash është pikërisht aty ku mund të jap çdo gjë për të ofruar ndihmë direkte për qytetarët. Ai thotë se kryetari Rama është lider dhe se ia ka mbushur mendjen për vizionin që e ka për Prishtinën dhe se sipas Brestovcit e gjithë bota do ta kishte për nder ta kishte një kryetar të tillë. Akuzat ndaj Ramës për dollavere me këmbim tokash, Brestovci I quajti sulme të ulëta dhe se në në këtë aspekt nuk ka asgjë për shqetësim, tha ai. Këto komente Brestovci i bëri në një intervistë për Kosovalive pas prishjes së koalicionit midis LDK-së dhe PDK-së, e ku përveç punëve që e presin atë në komunën e Prishtinës foli edhe për planët konkrete që i ka si Drejtor i Përgjitshëm i Unionit të Binzeseve Shqiptaro Gjermane me seli në këtë shtet.

Brestovci dha një premtim të madh. Tha se brenda vitit 2024 nuk do të ketë më bërllok në Prishtinë.
“Kemi gjendje emergjente me mbeturina, bërlloku është problem I madh. Menjëherë ia kam nis të merrem me këtë shqetësim madhor. Brenda 3 muajve do të kemi 300 kontejnerë të rinj, deri në fund të vitit janë planifiku edhe 1500 kontejnerë por Prishtinës i duhet 3000 të tillë”, pohoi Brestovci duke paralajmëruar amviseritë dhe bizneset që pasi komuna të krijojë kushte atëherë çdo parregullsi nga ana e tyre do të përballet me dënime të pamëshirshme nëse nuk e respektojnë rregulloren e re.

Drejtori i Shërbimeve publike theksoi se ka vullnet për t’i dhënë fund kësaj shëmtie në kryeqytet. Sipas tij, ata tashmë e kanë në plan që të mos varen vetëm nga ndërmarrja Pastrimi por qysh nga java tjetër do të nisin edhe me planin për ta liberalizuar tregun e mbledhjes së mbeturinave në mënyrë që të sigurohen për shërbimin cilësor ndaj qytetartëve. Brestovci paralajmëroi me gjuhë të ashpër bizneset e gastronomisë dhe sektorin e ndërtimit se do të gjobitën ashpër për mbetjet inerte, e të cilat përbëjnë sot një shqetësim të madh në Prishtinë.

“Aktualisht besimi i qytetarëve në shërbimet tona është për tokë. Prandaj pas dy javësh besoj se do ta kemi një operator të ri të mbledhjes së mbeturinave sepse aktulaisht kjo është gjendje emergjente”, tha ai.

Intervista e plotë në linkun më poshtë:

/https ://youtu.be/gs6yip7xqis

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...