Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Qeverinë Kurti, shkruan Reporteri.net.
“Kjo Qeveri çdo ditë e më shumë po devalvon si dinari”, ka shkruar Abdullahu.
E me kritika sot e nisi ditën edhe anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, sipas të cilit Banka Qendrore e Kosovës, më së paku është e Kosovës.
Sipas tij, ajo është shndërruar në një strehë e militantëve të Albin Kurtit, që shërbejnë si kukulla për lojëra politike.
“Prej fundit të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë janarit e deri më tani në shkurt, BQK ka vepruar me urdhra politikë që i shërben agjendës politike të një partisë në pushtet. BQK-ja e çoi flamurin e bardhë dhe e dorëzoi pavarësinë (të rrejshme) pas urdhrit politik të Albin Kurtit”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.