Ka nisur takimi i përbashkët mes të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Lajçak pasditen e sotme zhvilloi takime të ndara dypalëshe me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, përcjell Reporteri.net.
Për zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, javën e kaluar në Bruksel kanë qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, Kurti nxori disa kushte për vazhdimin e dialogut – përfshirë nënshkrimin e marrëveshjes dhe dorëzimin e Millan Radoiçiqit – që Vuçiq nuk i pranoi. Kësisoj, takimi i javës së kaluar dështoi.