Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Washington është takuar edhe me politikanen amerikane, Nancy Pelosi, që Osmani e quan një mike të vërtetë të Kosovës.
“Është gjithmonë kënaqësi të diskutosh për vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në”, ka thënë Osmani.
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e Samitit të NATO-s është takuar me Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.
Në platformën X, ajo ka thënë se e ka uruar Lammyn për emërimin e tij në këtë pozitë të re.