Live

Bedri Hamza takime në “Atlantic Council”: Objektivat arrihen me aleatët, jo nëse izolohemi nga bota

19:09 / 08 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Kandidati i PDK’së për Kryeministër, njëherit Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka zhvilluar takim në Këshillin Atlantik, një nga organizatat më të rëndësishme në Ëashington D.C, gjatë vizitës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hamza ka bërë me dije se ka pasur diskutim me Ambasadorin Daniel Fried, i cili ishte Ndihmës Sekretar i Shtetit kur Kosova shpalli pavarësinë, si dhe me eksperten e lartë për NATO-n, Rachel Rizzo, me të cilët tha se ka folur për situatën aktuale në Kosovë dhe “për hapat që duhet të ndërmarrë Qeveria e ardhshme për ta kthyer vendin në rrugën e anëtarësimit të shpejtë në NATO”, shkruan Reporteri.net.

Hamza ka thënë se objektiva të përbashkëta mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse izolohemi nga bota.

“Aleatët dhe miqtë e Kosovës janë të shumtë në kryeqytetin e Amerikës dhe të botës së lirë. Plani im për qytetarët e Kosovës është i qartë dhe i fokusuar në rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe përmirësimin e mirëqenies. Këto objektiva të përbashkëta mund të arrihen vetëm në bashkëpunim me miqtë e aleatët dhe jo nëse izolohemi nga bota”, ka shkruar Hamza.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...