Një burrë është lënduar si pasojë e rënjes së disa gurëve nga një tarasë e një banese të premten në Mitrovicë.
Sipas policisë thuhet se disa persona kanë qenë duke e pastruar terasën.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa rasti i është nënshtruar procedurave hetimore.
“Rr. Kolashini, Mitrovicë 06.09.2024 – 17:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është lënduar si pasojë e rënjes së disa gurëve nga një terasë e një banese, në të cilën disa persona kishin qenë duke pastruar terasën. Lidhur me rastin viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa rasti i nënshtrohet procedurave hetimor”, thuhet në raport.