Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.
Sot, në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, komuna e Podujevës ka organizuar ceremoninë e zbulimit të shtatores së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në këtë ceremoni ka arritur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministria e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e bujqësisë, Faton Peci.
Pas Kurit, edhe presidentja Vjosa Osmani arriti në këtë ceremoni.
Të pranishëm janë edhe familjarët e ish-presidentit Rugova, Teuta dhe Ukë Rugova, shkruan Indeksonline.
Shtatorja do të zbulohet në Podujevë në Parkun e Qytetit.
Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo ngjarje.