Live

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

10:09 / 10 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Një tërmet me magnitudë 3.5 gradë të Rihterit ka goditur Zenicën, Bosnjë dhe Hercegovinë.

Sipas EMSC, tërmeti në orën 8 e 33 minuta është regjistruar në një thellësi prej shtatë kilometrash, ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë 15 kilometra nga Zenica, raporton gazeta online Reporteri.net.

Aktualisht nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale që mund të ketë shkaktuar ky tërmet.

Zenicasit kanë deklaruar se kanë ndjerë një tërmet të fortë që ka zgjatur për disa sekonda.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...