Live

Hykmete Bajrami ia përmend qeverisë premtimet e pa-realizuara: Çka me KREJT DHE DREJT?

20:45 / 10 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ia ka përmendur qeverisë Kurti premtimet e pa realizuara.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami i ka bërë thirrje ministrit të financave Hekuran Muratit që t’i tregoj kryeministrit Kurti për rritjen e tatimeve gati për dyfish gjatë kësaj qeverisje.

“Hekuran, mos na trego neve ku i ke marrë paratë për shtesa, tregoi Albinit se ai po shihet që s’po merr veshë në ekonomi fare. Shtesat për fëmijë kanë ardhë nga tatimet me të larta që prindërit e këtyre fëmijëve kanë pagu pasi që çmimet në qeverisjen e juaj janë rritë gati dyfish”, thuhet fillimisht në postimin e Bajramit.

Po ashtu, Bajrami i ka përmendur edhe premtimet e pa realizuara të qeverisë Kurti.

“Por, çka me premtimet tjera:
– 160 çerdhe?
– 4 mijë banesa për qiftet e reja?
– 5 shtepi për të moshuarit?
– shportë më të lirë të komnsumit?
– energji më të lirë?
– çka me i bë deficitit tregtar?
– ku janë projektet kapitale?
Çka me KREJT DHE DREJT?”, thuhet në postimin e deputetes së LDK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...