Live

Banimi i përballueshëm social, Aliu: Kemi nënshkruar marrëveshjet me 4 komuna, 13 tjera në proces

15:17 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se dje dhe sot kanë nënshkruar marrëveshjet me katër komuna për banimin e përballueshëm social, raporton Express.

Deri tash, marrëveshjet janë nënshkruar me Komunën e Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës, derisa 13 komuna të tjera janë në process të nënshkrimit.

“ Po ashtu, për komunat që nuk kanë aplikuar shumë shpejt do të hapim edhe thirrjen e dytë.  Hap pas hapi drejt realizimit të edhe një prej zotimeve tona”, ka shkruar Aliu.

Në maj të këtij viti, kur ishte votuar Projektligji, Aliu kishte dhënë detaje rreth këtij projekti.

Aliu kishte thënë se janë kategoritë sociale ato që përfitojnë, derisa tha se përfituesit e banesave sociale nuk bëhen pronarë të këtyre banesave, por përfitojnë vetëm në kohën sa janë kategori sociale.

“Kur flasim për banimin social, janë kategoritë sociale ato që përfitojnë. Banimi social është përherë në pronësi të shtetit dhe menaxhojnë komunat me banimin social dhe monitorohen nga niveli qendror. Varësisht prej kategorive sociale, janë edhe përfituesit e banesave. Përfituesit e banesave sociale nuk bëhen pronarë të banesave sociale, por përfitojnë në periudhën sa janë kategori sociale, Në momentin që ata dalin nga kategoria sociale, ata më nuk mund të jenë përfitues të banimit social”, kishte deklaruar Aliu.

Kishte folur edhe për kategoritë që përfitojnë.

“Janë pesë kategori: Kategoria shumë e varfër, kategoria e varfër dhe e cënueshme, me të hyra të ulëta, me të hyra të ulëta mesatare dhe të hyra mesatare. Kur folëm për shpërndarjen e banimit, janë komunat ato që aplikojnë me lokacione konkrete brenda zonave urbane dhe analizohen marrëdhëniet e këtyre lokacioneve me zonat rreth me infrastukturën që kanë”, tha Aliu.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...