Ish-hetuesi, Murat Mehmeti, ka kërkuar që Prokuroria të zgjeronte hetimet për përfshirjen e shokëve të Milan Radojçiqit në sulmin e armatosur në Banjskë
Murat Mehmeti, ish-hetues policor për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ka theksuar se ka pasur një përfshirje direkte të Serbisë në këtë akt terrorist.
“Inteligjenca e Serbisë është direkt e involvuar në këtë rast,” ka deklaruar Mehmeti.
“Radoiçiqi, kur është marrë në pyetje, ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se nuk ka vepruar për vete, por për Serbinë. Ai ka thënë se çfarë ka bërë është njohur nga oficeri serb në Kralevë”, ka shtuar ai.
Mehmeti ka kritikuar Prokurorinë Speciale për moszgjatjen e hetimeve.