Politikani serb Aleksandar Arsenjeviq, ka pasur një debat të ashpër me zëvendësministrin e Pushtetit Lokal Arbër Vokrrin, rreth përdorimit të flamurit serb.
Rastin e ka sqaruar vet Vokrri.
“Ne e patëm një debat. Ai mu drejtua duke më thënë se “ju po na rrahni, po na i theni eshtrat, po na i shkelni të drejtat tona. Pastaj une i thashë “Secili që e shkel ligjin e pëson nga policia, pa marrë parasysh se a është shqiptar apo serb”, tha Vokrri për Klankosova.
I dyti i MAPL-së dha edhe detaje tjera rreth kësaj ngjarje.
“Arsenjeviq më tha që “Ju nuk po na e lejoni ta përdorim flamurin tonë”, i thashë që “ju keni të drejtë ta përdorni, por jo ta vendosni në vendet publike”. Pastaj ai tha “a e dëgjuat që zëvendësministri më tha se kemi drejtë ta përdorim flamurin”, sqaroi Vokrri.
Debati u zhvillua në afërsi të Urës së Ibrit në Mitrovicë, në praninë e forcave policore.