Live

Burgu s’ia la shenjë, burri abuzues në Viti e kërcënon me vrasje gruan posa del nga paraburgimi

19:32 / 12 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë ka kërkuar ndihmën e Policisë një grua nga fshati Radivojcë në Viti, e cila u përballë me bashkëshortin e saj abuzues.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pasi burri i dyshuar ka dalë nga paraburgimi, masë kjo që i ishte caktuar për veprën penale dhunë në familje – por që siç duket nuk ia ‘la shenjë’.

Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari i ka shkuar te shtëpia ku jeton bashkë me djalin dhe e ka kanosur seriozisht, duke e paralajmëruar se do ta vrasë.

Përballë kësaj situate, e shqetësuar dhe e frikësuar, gruaja e ka raportuar sërish dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Polici.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë familje”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...