Analisti Petrit Zogaj ka komentuar ndarjen e çmimit të forumit ndërkombëtar M100 Sanssouci Colloquium për presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka ironizuar me këtë çmim, duke thënë se Gjermania po i jep Kosovës çmime për demokraci, kurse Serbisë investime miliardëshe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Gjermania e di se kë e ka partner serioz në Ballkan.
“Gjermania e din ke e ka partner serioz ne Ballkan: Kosoves i jep cmime/certifikata per demokraci, e ne Serbi qaty do investime palidhje milardesh”, ka shkruar Zogaj.