Live

Muja s’dëshiron që të hiqet ndalesa e mallrave serbe, do edhe “masa shtesë”

10:40 / 30 Shtator 2024

kosovalive

Nga Kosova Live

Heqja e ndalesës së hyrjes së mallrave serbe në Kosovë – që është vendosur kusht nga Gjermania, por edhe BE-ja – nuk duhet të ndodhë, sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili madje kërkon të ndërmerren edhe masa shtesë sigurie.

Kosova përballet me perspektivën e të qënit e përjashtuar nga Marrëveshja për Tregti të Lirë (CEFTA) si dhe mbetja jashtë Procesit të Berlinit, por për Mujën ndalesa e mallrave serbe ka të bëjë me çështje sigurie dhe si e tillë duhet të mbetet në fuqi.

Tash një vit, tregtia e lirë është keqpërdorur nga Serbia për të armatos veriun e vendit dhe tash tregtia e lirë është abuzuar dhe Kosova ka nevojë për masa shtesë që të sigurohet që këto vlera fisnike po ashtu të sjellin benefit për gjithë njerëzit dhe të mos keqpërdoret nga liderë autoritar dhe nga struktura kriminale të Radojiçiq për të cenuar sigurinë fizike apo integritetin e Kosovës”, ka thënë Muja për “KosovaPress”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...