Live

ASK: Ka rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve me kancer, mbi 1 mijë raste brenda vitit

17:07 / 30 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2023, në këtë publikim ofrohen të dhëna për shëndetësinë dhe numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, sëmundjet si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Kosovë.

Në komunikatën për media, kjo agjenci ka vendosur një theks të veçantë mbi rritjen e numrit të të prekurve me kancer, në bazë të raportit, ka një rritje të ndjeshme brenda një viti, në vitin 2022 ku kishte 3310 e raste të reja të prekura nga kanceri derisa në vitin 2023 ka 4165 raste të reja.

‘’Nëse shikohet në përgjithësi niveli i vizitave në Institucionet shëndetësore, e kryesisht atyre parandaluese është rritur nëse shikojmë numrin e të gjitha vizitave në të gjitha nivelet e vizitave qofshin ato në shëndetin primar, sekundar apo edhe në atë terciar. Tek të prekurit me kancer vërehet një rritje e ndjeshme nga viti 2022 ku kishte 3110 raste të reja të prekura nga kanceri derisa në vitin 2023 kemi 4165 raste të reja’’ thuhet në komunikatë.

Në raportin e publikuar, 623 raste të reja janë raportuar si Neoplazma malinje e gjirit ( kanceri i gjirit ), nga të cilat 617 janë femra e 6 meshkujt.

Neoplazia malinje e gjirit apo kanceri i gjirit është një nga format më të zakonshme të kancerit tek femrat në nivel global, por mund të shfaqet edhe tek meshkujt.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...