Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, përmendi shumë vërejtje për Qeverinë, ndërsa tha se pushteti po e sulmon partinë më të vjetër në vend, duke e parë rritjen e saj.
Rukiqi në Frontal në T7 përmendi sulmet që tha se po i bën anëtarja e LVV-së Dejona Mihali ndaj nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami.
Ai tha se po e ndjen rritjen e LDK-së para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.
“Kjo e ka veç një arsye Arsim, frikën nga rritja e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Absolutisht që po rritet LDK-ja. Po e shohim nga komunikimi me qytetarë dhe në çdo matje kredibile e cila realisht parasheh një trend të jashtëzakonshëm të rritjes. Kam pa një entuziazëm të jashtëzakonshëm”, tha Rukiqi.