Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar Radiotelevizionin e Kosovës për publikim të vonuar të përgjigjeve nga Nacionale dhe Periskopi rreth lajmit të rrejshëm dhe skandaloz.
Ai gjithashtu ka kritikuar RTK-në për trajtimin e vetëm pjesës së transmetuar në lajmet qendrore dhe jo publikimit të artikullit në portal.
“KMShK dhe KPM kanë gjetur se RTK ka shkelur kodet përkatëse të etikës. Ndërkaq raportimi skandaloz, i cili ka rrezikur edhe jetën e gazetarëve, mbetet një njollë e zezë e RTK’së. Përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar.” – tha më tej Mushkolaj.
Postimi:
Vetëm pasi u detyrua nga KPM, RTK sonte, me dy muaj e gjysmë vonesë, i publikoi përgjigjet e Periskopit dhe Nacionales rreth lajmit të rrejshëm dhe skandaloz për këto media. Por, RTK u mor vetëm me pjesën e transmetuar në lajmet qendrore, në të cilën nuk përmenden emrat e këtyre mediave, e jo edhe me portalin e vet, në të cilin figuronin emrat e Periskopit e Nacionales. KMShK dhe KPM kanë gjetur se RTK ka shkelur kodet përkatëse të etikës. Ndërkaq raportimi skandaloz, i cili ka rrezikur edhe jetën e gazetarëve, mbetet një njollë e zezë e RTK’së. Përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar.