Live

Konjufca në takim me deputetin gjerman e cilëson qasjen e Serbisë si kërcënim për stabilitetin rajonal

21:45 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.

Në takim, ata kanë diskutuar rreth çështjeve të ekonomisë, zhvillimit dhe sigurisë. Sipas njoftimit të lëshuar nga Kuvendit, Konjufca e njoftoi deputetin Peter Beyer me zhvillimet e aktualitetit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal, shkruan Reporteri.net.

Ata kanë folur edhe rreth rolit të diasporës së Kosovës në Gjermani si element shumë i rëndësishëm ndërlidhës dhe i forcimit të raporteve mes dy vendeve.

“Kryekuvendari Konjufca e falënderoi deputetin gjerman për vizitën, duke sjellë në vëmendje rolin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë në drejtim të Kosovës. Ai u shpreh se mbështetja e shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës vijon të ketë rëndësi thelbësore, si dhe theksoi nevojën që partneriteti i ngushtë midis dy vendeve të thellohet gjithnjë e më shumë, përmes bashkëpunimit dhe projekteve që kanë në bazë interestin dhe vlerat tona të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Beyer e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke u shprehur për nevojën e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes vendeve tona, si dhe duke theksuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë në krah të saj mbështetjen gjermane, në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...