Live

Quni: Kurrë në jetë se kam takuar Radojçiqin, nuk do të gjeni asnjë personalitet të LDK’së që ka mbajtë çfarëdo relacioni me të

19:40 / 10 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka komentuar audio-incizimin e publikuar së fundi ku dëgjohet Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me Milan Radojçiq, të akuzuarin kryesor për sulmin terrorist në Banjskë dhe të sanksionuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Quni ka thënë se ai vetë nuk e ka takuar kurë Radojçiqin, e tha se nuk beson dikush nga LDK ta ketë takuar, shkruan KosovaLive.

“Unë kurrë se kam takuar në jetën time. Nuk besoj që dikush i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka takuar. Është përfolë tek ne që ka realacione të ndryshme me bizneset, ka shpërlarje parash, është njeri autoritativ, përdorë dhunë në pjesën veriore, është i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Të gjitha dmth në fazën e supozimeve dhe kur është në fazën e supozimeve, ne kemi mbajtë distancë edhe nga ai, edhe nga shokët dhe kolegët e tij”, ka deklaruar Quni në DPT te Fidani.

Quni tutje ka thënë se “Nuk do të gjeni asnjë personalitet të Lidhjes Demokratike të Kosovës që ka mbajtë çfaredo relacioni me Radojçiqin”.

Kusari-Lila ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se biseda e publikuar është e fabrikuar.

Ndërkohë, që paralajmëroi se do të publikohen fotografi nga përurimi i shtëpisë së Radojçiq.

“Kjo çka ka dalë dje, është fabrikim i plotë. Imagjinoni kur të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radojiçiqit. Imagjinoni kur dalin dhuratat për fëmijët e Radojçiqit nga zyrtarë e udhëheqës. Imagjinoni kur dalin kush e ka vizitu e kush ka pas biznese”, ka thënë Kusari-Lila.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...